Featured

Ndër më të dalluarit e skuadrës, mbrojtësi i kombëtares rinovon deri në vitin 2025

Ivan Balliu është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm për skuadrën e La Liga, Rayo Vallecano. Mbrojtësi i kombëtares në sezonin e fundit regjistroi plot 35 ndeshje me spanjollët ndërsa shënoi edhe një gol e dhuroi dy asiste.

Ecuri e cila i ka siguruar 30-vjeçarit një marrëveshje të re me Rayon, teksa klubi spanjoll ka zyrtarizuar kontratën e re të shqiptarit. Tashmë, Ivan Balliu do të jetë i lidhur me Rayo Vallecanon deri në fundin e sezonit 2024-2025.

Kujtojmë se mbrojtësi i djathtë është pjesë e spanjollëve prej vetëm një viti (diçka që nuk e pengoi të shpaloste vlerat), teksa u transferua nga Almeria me të cilën aktivizohej në La Liga 2. Në të kaluarën, Balliu ka luajtur edhe në Francë me Metz duke provuar si elitën ashtu edhe kategorinë inferiore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency