Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Nder për qytetin”/ Pas titullit dhe Kupës vjen vlerësimi i radhës, Kavaja nderon Regi Lushkjen

Sezoni që sapo u mbyll ishte i jashtëzakonshëm për Regi Lushkjen. Fantazisti nga Kavaja shkëlqeu me Laçin në Conference League dhe kampionat, teksa në janar erdhi aventura e parë jashtë futbollit shqiptar.

26-vjeçari firmosi me Sheriff Tiraspol, ekip me të cilin fitoi titullin kampion dhe Kupën e Moldavisë. Lushkja vendosi finalen kundër Sf Gheorghe falë një eurogoli në minutën e pestë shtesë.

Me Laçin regjistroi dy gola dhe një asist në Conference League, gjashtë gola dhe tre asiste në kampionat, teksa realizoi edhe tre gola me Sheriffin: dy në kampionat dhe më të bukurin në finalen e Kupës.

Mesfushori ofensiv është nderuar e vlerësuar në qytetin e Lindjes. Bashkia Kavajë i ka akorduar futbollistit një certifikatë mirënjohje, me motivacion: futbollisti kavajas një talent që ka shkëlqyer në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare duke treguar vlera të larta sportive si profesionist.

Nder për qytetin dhe kombin – lexohet ndër të tjera në vlerësimin për Regi Lushkjen, i cili do të luajë në raundet eliminatore të Champions League me ekipin moldav, teksa ëndërron të marrë edhe një ftesë nga kombëtarja kuqezi.

Dua të falënderoj Bashkinë e Kavajës dhe Kryetarin e Bashkisë për këtë vlerësim që më bën! Kënaqësi të takoja Kryetarin e Bashkisë dhe krenar që qyteti im i lindjes krenohet me arritjet e mia! Faleminderit!“, shkruan Regi Lushkja.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...