Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ndërhyn klubi anglez, Milani rrezikon një tjetër blof në merkato

Milan rrezikon të dalë sërish blof në merkato. Pasi “humbi” Botmanin, që u ble nga Newcastle, një tjetër klub i Premier League-s i ndërhyn për t’i marrë një tjetër objektiv. Bëhet fjalë për Leeds United, që është hedhur në sulm për Charles De Ketelaere të Club Brugge.

Bë fakt, duket e pamundur që një futbollist të zgjedhë Leedsin para Milanit, por diferencën e madhe e bën oferta financiare. Klubi anglez, me pronar italianin Radrizzani, është gati të paguajë në arkat e Club Brugge 35 milionë euro plus pesë milionë në formë bonusesh.

Kuqezinjtë, për momentin, nuk ofrojnë më shumë 20 milionë euro, shifër që nuk i kënaq drejtuesit e ekipit belg, që e kishin fiksuar çmimin në 30 milionë.

Tashmë, me ndërhyrjen e Leedsit, çmimi i futbollistit është rritur ndjeshëm. Në Belgjikë shkruajnë se Charles De Ketelaere dëshiron Serinë A, i shtyrë edhe nga telefonata që ka pasur me Stefano Piolin.

Tashmë u takon Maldinit dhe Massaras, pasi të marrin “ok”in e Elliott, për të formuluar ofertën e re, atë të duhurën, për të bërë të tyrin trekuartistin e talentuar belg.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...