Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ndërhyri United, City gati të heqë dorë nga Alexis Sanchez

Nga Anglia vjen lajmi sensacional se Manchester City është gati të heqë dorë përfundimisht nga blerja e Alexis Sanchez, pasi Arsenali nuk ka pranuar 20 milionë stërlina të ofruara nga “Citizens”. Në fakt, ndryshimi i rrjedhjes së ngjarjeve i dedikohet ndërhyrjes së Manchestet United, që duket se ofron një shumë më të lartë për kilianin, kontrata e të cilit me “topçinjtë” përfundon në verë. City i ka ofruar që para 6 muajsh 250 mijë sterlina në javë 29-vjeçarit, që  po përjeton një tjetër periudhë stresuese për shkak të qëndrimit të klubit londinez. Jose Mourinho ka ndërhyrë me prepotencë për t’u prishur punë rivalëve ndërqytetas, por sigurisht duke qenë i bindur për cilësitë e sulmuesit, aq më tepër që “Djajtë e Kuq” kanë shfaqur probleme në fazën sulmuese me rënien e rendimentit të Lukakut. Në këto kushte United është favorit për të siguruar shërbimet e Sanchez, pasi oferta e Mourinhos është më pranë kërkesës së Wenger dhe sigurisht edhe lojtarit do t’i ofrohet një pagë e lartë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...