Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ndërhyrja e ashpër ndaj Van Dijk, Ancelotti merr në mbrojtje portierin Pickford

Liverpool do të luajë për një kohë të gjatë pa praninë e mbrojtësit holandez Virgil Van Dijk, i cili u dëmtua nga një përplasje e ashpër me portierin e Everton, Jordan Pickford dhe iu nënshtrua një operacioni, ndërsa rikuperimi pritet të bëhet i mundur vetëm për fazën finale të sezonit.

Ndërhyrja e gardianit të kombëtares angleze në derbin e Liverpoolit, ishte vërtetë e ashpër dhe u kritikua gjatë nga specialist të futbollit e jo vetëm, madje u shkua deri aty sa Pickford u akuzua se e ka bërë gjithçka me qëllim që të dëmtojë pikën më të fortë të “The reds”.

Megjithatë së fundi ka ndërhyrë trajneri italian i Evertonit, Carlo Ancelotti, i cili ka shprehur keqardhje për dëmtimin e holandezit, por ka marrë në mbrojtje portierin e tij, duke thënë se ishte thjesht një ndërhyrje e vonuar e pa plane dashakeqe.

“Që të jemi të qartë, ne na vjen shumë keq për dëmtimin e Van Dijk dhe të gjithë shpresojmë që të rikuperohet sa më mirë e sa më shpejt. Sa i përket ndërhyrjes së Pickford, ishte pak e vonuar, por duhet pranuar se kampionati anglez është shumë i shpejtë dhe jo rrallë futbollistët ndërhyjnë me kohë vonesë. Edhe në atë rast Pickford doli për topin, por gjithçka ndodhi aq shpejt sa solli atë përplasje të rrezikshme për Van Dijk. Megjithatë të thuash se ishte e paramenduar e kështu e ashtu për këtë rast, mendoj se është vërtetë e tepërt”, u shpreh Ancelotti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...