Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Ndërhyrja e rëndë ndaj Gacinovic, portieri i Schalkes pezullohet 4 ndeshje

Schalke 04 mposhti Eintrachtin e Frankfurtit me rezultatin 1-0 të dielën në “Gelsenkirchen”, në një takim që do të mbahet mend gjatë për një ndërhyrje “horror” të portierit dhe kapitenit të vendasve Alexander Nubel.

Ky i fundit, në një aksion të lojtarëve të Frankfurtit, doli nga porta dhe në tentativë për t’i larguar topin nga zotërimi sulmuesit Gacinovic, e goditi këtë të fundit me takë në gjoks, në mënyrë vërtetë të rrezikshme.

Gacinovic ia doli të ringrihet dhe të vijojë lojën pas ndërhyrjes, por Federata Gjermane dënoi portierin Nubel me 4 ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 12 mijë eurosh për atë ndërhyrje të papërgjegjshme, që rrezikoi edhe jetën e kundërshtarit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...