Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nderi i fundit që duan t’i bëjnë Pelesë, emri i tij, fjalë e re në fjalor?

Fondacioni Pelé ka nisur një fushatë që emri i ish-futbollistit të famshëm të përfshihet si mbiemër në fjalorin portugez. Fondacioni i futbollistit, i cili vdiq më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare, ka sugjeruar një kuptim përtej emrit të tij.

Nëse fushata arrin qëllimin e saj, tani e tutje Pelé mund të jetë një sinonim për termat e mëposhtëm:

  1. Më i madhi nga të gjithë.
  2. Referencë për madhështinë
  3. I pashoq.
  4. Sinonim i përsosmërisë
  5. Unik.

Pra, “Pelé” është një term i krijuar në fjalorin brazilian, që nga themelimi i fondacionit është hapur një faqe interneti (pelenodicionario.com.br) ku kërkohet mbështetje për nismën përmes nënshkrimeve:

Lexo edhe:

“Të gjithë e njohin dhe e nderojnë brazilianin më të madh të të gjitha kohërave. Tani është koha për të nderuar Pelénë, duke përjetësuar “Mbretin” me një fjalë fjalori: firmos dhe bëhu pjesë e kësaj lëvizjeje.”

Mediat në Brazil, madje edhe klubi i jetës së tij, Santos, e kanë mbështetur kauzën që “Pelé” të përdoret si fjalë në fjalor nga popullata braziliane.

Përveç kësaj, nga Fondacioni Pelé japin arsyet pse emërtimi i lojtarit brazilian duhet të jetë sinonim i “madhështisë”. Kështu e shpjegojnë ata:

“Nderoni MBRETIN e futbollit, duke kërkuar që Pelé të lartësohet dhe të përjetësohet në një mënyrë unike: duke u bërë fjalë e re në fjalor”.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...