Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rama dhe Kushi “zbërthejnë” planin për bastet dhe stadiumet e reja

Peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, boksieri Alban Beqiri, skiatorja Lara Colturi, Bodybuilderja Geta Beqa, bilardisti Eklent Kaçi dhe mundësi Zelimkhan Abakarov janë nderuar nga qeveria shqiptare me “Yllin e mirënjohejs publike” për rezultate të larta në sport.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e kryeministrisë, sportistët elitarë u pritën nga kryeminsitri Edi Rama dhe minsitrja e arsimit, rinisë dhe sportit Evis Kushi, të cilët premtuan se do të ketë njkë vlerësim të vazhdueshëm pë rata që arrijnë rezultate të larta në arenën ndërkombëtare dhe ngrenë lart flamurin kuqezi.

Lexo edhe:

Ndërkohë, në këtë event u diskutua edhe në lidhje me impiantet e reja sportive në vend me Ministren Evis Kushi e cila theksoi se do të ndërtohen tre stadiume që do të ofrojnë shërbime multifunksionale.

Më poshtë fjala e protagonistëve:

Briken Calja

“Ne fokusohemi më shumë tek sporti dhe stërvitja e lëmë pas mirënjohejn, por është e rëndësishme, pasi na motivon për të ardhmen që të çojmë lart flamurin kuqezi”.

Eklent Kaçi 

“Është kënaqësi të jem mes jush. Më bëhet qejfi që Shqipëria edhe pse është vend i vogël është lart me disa sporte. Ne kemi vite që e përfaqësojmë shtetin tonë dhe do vijojmë ta përfaqësojmë. Do marrim dhe disa tituj kampion bote se na duhen”.

Alban Beqiri

“Është një sport që ka pengesa dhe vështirësi. Dua t’I falënderoj të gjtihë për mbështejtne e t’I uroj kolegë për këtë nderim. Shpresoj që në të ardhmen të gjithë të arrijnë suksese të tjera e të ngrenë lart flamurin e t’I bëjnë krenar të gjtihë.

Çelësi I suksesit nuk është vetëm stërvitja, por dhe familja, dua të falenderoj bashkëshorten dhe tri vajzat e mia që më motivojnë që unë të punoj. Është një ëndërr e bërë realitet për mua që përfaqësoj Shqipërinë”.

Lexo edhe:

Ministrja Kushi

“Çdo herë që sportistët tanë elitar do të fitojnë medalje me rezultate të spikatura ne do t’i vlerësojmë, jo vetëm me shpërblime monetare, por dhe me respekt dhe dinjitet siç ata e meritojnë.

Kemi marrë vendimin edhe për tre stadiumet në Korçë, Vlorë dhe në Durrës që nuk do jenë vetëm stadiume, por do jenë komplekse të mëdha, që do ofrojnë shumë shërbime të tjera, tregtare, biznese etj”.

Kryeministri Rama

“Me këtë rast ne jemi shumë të vendosur që ta thellojmë mbështetjen për sportistët elitar, njëkohësisht me mbështetjen për lëvizjen sportive në shkolla. Bastet- Ndryshe nga më parë e kemi përcaktuar se këto para nuk mund të merren për të mbuluar nevoja të tjera të qeverisë, por do jenë të fokusuara vetëm këtu. Do kemi një strukturë të re që do merret me mbikqyrjen e kësaj industrie. Do kemi një bord kombëtar ku do të jenë pjesëmarrës përfaqësues nga qeveria, kryetari i KOKSH, presidenti i FSHf, për të përcaktuar ndarjen e forndeve në mënyrë periodike sipas projekteve dhe sipas nevojave të federatave sportive”.

Fidel Ylli

“Vitin tjetër kemi Lojrat Olimpike që bëhen në Paris. Mendoj se nëse kompanitë e basteve do të vijnë shumë shpejt në parlament do jetë një ogur i mirë që ne mos të trokasim vetëm në derën e ministrisë për buxhetet. Të cilat janë shumë të ulta për këta kampionë elitarë. Kemi ende nevojë për ndihmë për këta kampionë që kanë nevojë për mbështetje, për trajnime dhe buxhete elitare”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...