Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ndërprerja e kampionatit, arbitrat në pistë për testet fizike

Janari në Shqipëri është muaji ku skuadrat pasi kanë ndalur aktivitetin në vend, zhvillojnë minifazat përgatitore për të marë ngarkesën e duhur për vijimin e edicionit. Këtë mesjavë një skuadër speciale do të zbresë në fushë, pasi në “Elbasan Arena” do të testohen për dy ditë arbitrat kryesorë dhe asistentët. Ditën e mërkurë testimet fizike do të jenë pikërisht për kryesorët, të cilët do të vihen të gjithë në radhë për të parë gjendjen fizike pas pushimeve të fundvitit. Në pistën atletike të “Elbasan Arenas” do të ketë mbipopullim, me kryesorët e të gjitha kategorive që do shohin se ku janë me formën fizike. Ndërkohë të enjten do të jetë radha e asistentëve të zbresin në pistën e të njëjtit stadium, për të testuar edhe ata gjendjen e tyre fizike. Me përfundimin e testeve arbitrat do të kenë fare pak kohë në dispozicion për t’u relaksuar, pasi nga data 14 deri më 16 Janar do të zhvillojnë seminarin me një emër të njohur të arbitrimit ndërkombëtar, grekun Kiryos Vasaras, që do të zbarkojë me statusin e anëtarit të Komitetit të Arbitrimit në UEFA.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...