La Liga

Ndërprerja e “mallkuar” për Barcelonën, katalanasit humbasin një tjetër futbollist

Lajmet e këqija për Barcelonën nuk kanë fund. Pas dëmtimeve të Kounde, Memphis Depay, De Jong dhe Dempele, së fundmi është dëmtuar edhe një lojtar tjetër.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ronald Araujo, i cili u detyruar të linte fushën e lojës pas vetëm katër minutash. 23-vjeçari e nisi si titullar me kombëtaren e Uruguaj në sfidën ndaj Iranit, e cila u fitua nga këta të fundit me rezultatin 0-1.

Mbrojtësi i Barcelonës pësoi një dëmtim muskulor menjëherë në minutat e para të ndeshjes. Shenjat deri më tani nuk janë të mira, pasi qendërmbrojtësi do të largohet nga grumbullimi dhe do të rikthehet te Barcelona.

Në pritje për të parë shkallën e dëmtimit, trajneri Xavi mund të ketë diku te katër mungesa të sigurta në sfidën e rradhës përballë Mallorca. Situtata është shqetësuese pasi tetori është një muaj i ngarkuar me shumë ndeshje, ku Barcelona do të luaj sfidat në Champions league dhe La Liga.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency