Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ndërpret kontratën me Shkëndijën, Hasani: Nuk kam çfarë jap më, koha për gjeneratat e reja

Processed with VSCO with m5 preset

Shkëndija dhe Ferhan Hasani kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. Ka qenë vetë lojtari që u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të ndërpresin kontratën një vit para skadimit të saj (qershor 2024).

Klubi bën me dije në një publikim në faqen zyrtare se 32-vjeçari vlerëson se është koha për të liruar hapësira për gjeneratat e reja, ndërsa ka shkëputur marrëveshjen pa asnjë lloj kompensimi material.

Lexo edhe: 

“Ferhan Hasani është një prej futbollistëve me kontribut të madh në historinë e Shkëndijës. Emri i tij lidhet me pjesën më të madhe të sukseseve të klubit dhe ai gjithmonë do të mbetet ikonë e skuadrës tonë. Vlerësimi i tij është se ky është momenti për t’u tërhequr nga klubi dhe ne kemi respektuar kërkesën e tij”,-është shprehur drejtori sportiv i Shkëndijës, Harun Isa.

Teksa vetë Ferhan Hasani shprehet se ndjen që nuk ka çfarë të japë më te Shkëndija dhe se ka ardhur kohë që t’u japë hapësirë gjeneratave të reja.

“Mendoj se është koha që t’u jepen më shumë hapësira gjeneratave të reja. Ndjej se nuk kam çka të ofroj më shumë në terren dhe vlerësoj se vendin tim mund ta shfrytëzojë dikush tjetër. Shkëndija është pjesë e jetës sime dhe klubit i uroj gjitha të mirat. Do të luaja edhe një sezon në ndonjë ligë më të ulët evropiane ku ngarkesat mund të përshtaten me mundësitë e mia fizike, para se të mbyll përfundimisht karrierën si futbollist”,-deklaron tashmë ish-kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani.

Hasani mbetet një prej futbollistëve me më shumë trofe në historinë e Shkëndijës, me 5 të tillë. Me “kuqezinjtë” ka luajtur në tre etapa të ndryshme (2009-2012, 2015-2018 dhe 2021-2023), ndërsa ka fituar dy herë kampionatin (2011 dhe 2018), dy Kupa (2016 dhe 2018) dhe një Super Kupë (2011).

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...