Futboll

Ndërpritet përfundimisht kampionati në Ukrainë, nuk jepet titulli

Është e vështirë të flitet për futboll në kohë lufte. Liga e Futbollit të Ukrainës njoftoi këtë të mërkurë ndërprerjen përfundimtare të Premier League-s së Ukrainës. Me një postim në kanalet e saj zyrtare, është bërë e ditur se të gjitha skuadrat e elitës së futbollit ukrainas kanë mbështetur propozimin për ndërprerjen e sezonit 2021/22, pasi kampionati nuk mund të përfundojë për shkak të zgjatjes së statusit të gjendjes ushtarake në vend.

Prandaj, renditja përfundimtare mbetet ajo e 24 shkurtit 2022, por nuk do të jepet trofeu i titullit. Skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane do të përcaktohen në bazë të kësaj renditjeje.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency