Sport

Ndërron jetë për shkak të koronavirusit, ish lojtari i futbollit amerikan

Ndërroi jetë në moshën 73-vjeçarç për arsye të komplikacioneve të shkaktuara nga virusi COVID-19, ish-lojtari i famshëm i futbollit amerikan Tom Dempsey. I lindur në Wisconsin, Dempsey hyri në histori gjysmë shekulli më parë, kur i dha fitoren ekipit të Saint Louis-it pikërisht në sekondat e fundit të takimit me Detroitin, falë një goditje dënimi të shënuar nga plot 63 jardë, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e atëhershëm me plot 7 jardë.

Një detaj interesant që e shndërroi këtë lojtar në të pavdekshëm është se Tom Dempsey nuk ishte si gjithë të tjerët dhe veçoria që e dallonte lojtarin nga Milwaukee ishte pikërisht fakti që “kickeri” i talentuar lindi pa gishtërinjtë në këmbën goditëse. Në kampionatin e vitit 1970 në NFL, më datë 8 nëntor Dempsey dërgoi topin saktë mes shtyllave me një field goal, nga 63 yard, praktikisht që nga gjysmëfusha tjetër, distancë që e konvertuar në njësinë matëse që njohim më mirë është plot 58 metra, për t’i dhënë fitoren Saints në sekondat e fundit, me shifrat 19-17 ndaj franchise-t nga Michigani, Detroit Lions.

Goditja e saktë e tij nga ajo distancë e largët rezistoi deri në vitin 2013, derisa u thye me vetëm një jardë nga “kickeri” i Denver Broncos Matt Pratter, duke fiksuar për kohën një rekord në futbollin amerikan me jetëgjatësi 43-vjeçare. Mbi të gjitha Dempsey ka luajtur një rol thelbësor për rregullat e kësaj loje. Ai luante me një këpucë tepër të diskutueshme, që ishte e drejtë në pjesën e majës, gjë që asokohe hapi jo pak polemika, deri në atë pikë sa presidenti i atëhershëm i ekipit teksan Dallas Cowboys Tex Schramm ta krahasonte këpucën e tij me pjesën goditëse të një steke golfi.

7 vjet pas rekordit të fiksuar nga Tom Dempsey, pra në vitin 1977 drejtuesit e NFL aprovuan një ndryshim, që hyri në histori si “rregulli Dempsey”, duke i shtrënguar në vazhdim që të gjithë lojtarët që kishin gjymtyrë artificiale për të veshur gjatë ndeshjes një këpucë që të përmbushte standardet e një këpuce normale, në momentin e goditjes, në situatat e përcaktuara të këtij sporti.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency