Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare. Jim Hines, atleti i parë që theu barrierën e 10 sekondave në garën e 100 metrave. Ish-sprinteri amerikan ka qenë dy herë kampion olimpik në Meksikë në vitin 1968 në hektometër dhe stafetë 4×100, në të dyja garat me rekorde botërore.
Lexo edhe:
- Mungon ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Sylvinho humbet “luftëtarin” e mesfushës
- Jo vetëm Messi, një tjetër futbollist njofton lamtumirën nga PSG-ja
- Inter-Benfica, duel në merkato për veteranin që e mbylli me Barçën
- Kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm, Reali synon sulmuesin e Chelsea-t
Në kryeqytetin meksikan shënoi rekordin e kohës me 9.95 sekonda në 100 metra (rekordi mbeti në fuqi për 14 vjet) tetë muaj e 19 ditë), derisa Calvin Smith e theu me 9.93 më 3 korrik 1983, në Kolorado Springs.
Hines u bë një lojtar futbolli pasi u largua nga pista. Ai ishte pjesë e Miami Dolphins dhe Kansas City Chiefs në NFL.
