Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

“Ndeshemi pa para, ndryshe nuk më plas”, The Gypsy King ka një kusht për sfidën me Joshua

Tyson Fury apo i njohur ndryshe si The Gypsy King, deklaroi tërheqjen nga boksi pas ndeshjes së fundit ku mposhti Dyllian Ëhite me Knock Out dhe ku ia doli të ruante titullin e kampionit të botës, WBC heavyweight title. Mirëpo, për boksierin nga Britania e Madhe është theksuar shpeshherë se ai do të rikthehej në ring në rast të një oferte të majme financiare.

Në fakt, ekziston një mundësi që Fury të rikthehet e të boksojë, por këtë do ta bëjë pa përfituar financiarisht. Së fundmi, 33-vjeçari ka theksuar se nëse Anthnoy Joshua mposht ukrainasin Oleksandr Usyk më datë 20 gusht, atëherë do të ndeshej me të pa përfituar asnjë para por thjesht për t’i treguar atij forcën.

“E konfirmoj, nëse Joshua mposht Usyk atëherë e pres në ring, nëse doni e firmos që tani kontratën. Ndeshja le të bëhet pa para në mes, do të jetë e gjitha falas. Nuk do të ketë nevojë që televizionet të paguajnë dhe biletat nuk do të dalin në shitje, do të shpërndahen falas. Askush nuk ka për të bërë më para nga unë, vetëm këshytu mund të ndodhë një ndeshje historike. Këto janë kushtet, pranojeni ose jo. Tani bëni si të doni, mua nuk më plas shumë”, shprehet Fury.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...