Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Ndeshja e Conference League ndaj rumunëve, Vllaznia mëson arbitrat e “Loro Boriçit”!     

Vllaznia ka nisur përgatitjet për ndeshjen e raundit të dytë në Conference League, atë ndaj rumunëve të Universitatea Craiovës. Sfidën e parë të besuarit e trajnerit Mirel Josa e luajnë në shtëpi më datë 21 korrik ndërsa atë të kthimit një javë më pas më datë 28 në transfertë. Sakaq, për ndeshjen e Loro Boriçit, UEFA ka zyrtarizuar edhe trupën arbitrare që do të ndajë drejtësi.

Kështu, do të jetë një katërshe irlandeze ajo që ka marrë besimin për të vendosur rregull në fushë teksa kryesor është Paul McLaughlin. 42-vjeçari është arbitër i FIFA-s prej vitit 2014-të ndërsa ka gjykuar edhe disa ndeshje ndërkombëtare. Sakaq, asistentë të McLaughlin do të jenë Eoin Michael Harte dhe Christopher Campbell ndërsa në rolin e gjyqtarit të katërt është Kevin O’Sullivan.

Kujtojmë se ekipi shkodran aktualisht është i grumbulluar në Austri teksa nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa punojnë për të ardhur në formë e duhur fizike ndërsa në ndihmë pritet t’i vijnë edhe disa ndeshje miqësore të programuara pikërisht në tokën austriake.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...