Serie A

Ndeshja e fundit me Milan? 90 minutat që do vulosin fatin e Ibrës dhe “Djallit”

Ndaj Sassuolos, do jenë 90 minutat e fundit për Zlatan Ibrahimovic me fanellën e Milan, me ëndrrën e titullit dhe enigmën e së ardhmes, që ende nuk dihet se cila do të jetë.

Të gjitha këto pritet të zbulohen pas një jave, kur sezoni të ketë mbaruar, që do të jetë edhe koha kur Ibra do të takohet me drejtuesit e Milan për t’u marrë vendimi përfundimtar.

Sipas raportimeve të medieve italiane, problemet fizike vazhdojnë ta mundojnë, me shqetësimin e gjurit që nuk e lejon të stërvitet dhe të luajë aq sa do të donte.

Të dielën e 22 majit në orën 18:00 Milan do të luajë takimin e fundit të sezonit, atë ndaj Sassuolos në transfertë, ndaj të cilëve iu duhet edhe një barazim që të fitojnë titullin e Seria A.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency