Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Ndeshja e kthimit ndaj Flamurtarit, Kruja: Vllaznia ka dy formacione, vjet ne ishim 12 pikë të shkëputur

Vllaznia pret nesër në Loro Boriçi Flamurtarin, një takim i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që vlen të theksohet se shkodranët kanë triumfuar në provën e parë ndaj vlonjatëve me rezultatin 1-2. Në konferencë për shtyp për të folur në lidhje me ndeshjen, ka dalë Arsid Kruja. Lojtari i kuqebluve thekson se Vllaznia ka dy formacione, ndërsa Kruja shton se nuk janë dorëzuar në llogaritë për kampionatin duke qenë se edhe vjet ata vetë ishin 12 pikë të shkëputur nga ndjekësit dhe në fund nu kia dolën të fitonin kampionatin.

“Normalisht si çdo ndeshje tjetër ne e marrim seriozisht dhe nuk ka ndeshje të lehtë, se Flamurtari ka lojtarë cilësorë dhe do të bëjmë maksimumin që të shkojmë në turin tjetër. Ne besojmë se do të kalojmë në raundin tjetër dhe të shkojmë në gjysmëfinale.

Besoj se nesër do të ketë disa ndryshime të vogla, por Vllaznia ka dy formacione. Kupa është objektiv, vjet e fituam dhe shkuam në Europë. Është ndër objektivat kryesorë”.

Titulli? “Shanset derisa matematika të na lejojë janë të shumta edhe ne vjet ishim 12 pikë para por na iku kampionati, gjithsesi duke marrë ndeshjet seriozisht dhe duke dhënë maksimumin çdo gjë mund të arrihet”.

Je i kënaqur në aspektin personal? “Jam I kënaqur se i kam shërbyer ekipet, por do të kisha mundur të bëja edhe më mirë”, u shpreh Kruja.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...