Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ndeshja e lamtumirës, Pirlo pa pengje: Fat që takova Conten

Më 21 maj, në “San Siro”, do të zhvillohet një ndeshje lamtumire për karrierën futbollistike Andrea Pirlos. “Gjeniu” i futbollit italian do të nderohet në të ashtuquajturën “Mbrëmja e Maestrit”, kur përkrah tij do të luajnë emra të mëdhenj, bashkëkohës të tij.

Në skuadrën e Pirlos do të jenë Nesta në mbrojtje apo Ronaldo “Fenomeni” në sulm. Buffon në portë, e Gatusso pas krahëve të tij në mesfushë. Në një intervistë për “Vanity Fair” 38-vjeçari u shpreh se nuk ka asnjë peng për karrierën e tij.

“Nuk doja që të vinte ai moment kur njerëzit në tribunë të shihnin që ti e godet keq topin dhe më pas të thoshin: Pirlo është plakur, ka mbaruar. Nuk do t’i duroja dot këto fjalë.”

Përveçse kampion bote me Italinë në vitin 2006, Pirlo ka fituar 2 Champions, 6 tituj kampion në Itali, një Botëror Klubesh, 2 Superkupa të Europës, 3 Superkupa të Italisë dhe 2 Kupa të Italisë. Një jetë futbollistike në shenjën e talentit të lindur, ndërthurur me stërvitjen e fortë.

“Nisa të luaja futboll me vëllanë tim me topa sfungjeri. Gjithmonë kam menduar se të luaja futboll ishte fati im.”

Pirlo ka punuar me shumë trajnerë dhe për të gjithë rezervon vetëm fjalë vlerësuese.

“Trajner ideal? Kam punuar me trajnerë të jashtëzakonshëm, nga Mazzone, që më ndërroi rolin nga trekuartist në “playmaker” para mbrojtjes, tek Ancelotti, një tjetër vëlla për mua. Por Conte i kalon të gjithë. Pata fatin ta takoj në momentin e duhur, pas lamtumirës nga Milani në vitin 2011. Conte më ka mësuar shumë, të gjithë kanë lënë shenjë te karriera ime. Edhe anglishtja e Roy Hodgson, që më thërriste Pirla, kur drejtonte Interin. Nuk e bënte me qëllim, kishte problem gjuhën.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...