Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndeshja e radhës ndaj Vllaznisë, te Kukësi shqetëson gjendja e dy mesfushorëve

Kukësi ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës të cilën e luajnë të hënën ndaj Vllaznisë në stadiumin Elbasan Arena duke nisur nga ora 16:45. Verilindorët vijnë nga një disfatë e rëndë si ajo me Partizanin ku u mposhtën me shifrat 5-0 me të besuarit e trajnerit Diego Longo që do të kërkojnë të dalin sa më shpejt nga ngërçi që ka kapluar ambientin teksa skuadra në tre ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje dhe ka marrë vetëm një barazim.

Ndërkaq, te Kukësi janë të shqetësuar për gjendjen fizike të dy futbollistëve, teksa fjala është për Kreshnik Bahtirin dhe mesfushorin Shqiprim Taipi. Siç e njofton vetë klubi verilindor në një komunikatë në faqen zyrtare në rrjetet sociale, dy lojtarët kanë munguar në seancën stërvitore ndërsa tashmë stafi mjekësor ka objektivin t’i bëjë gati futbollistët për ndeshjen delikate me Vllazninë.

Kujtojmë se Taipi mungon prej dy ndeshjesh ndërsa trajneri Longo nuk e ka pasur Bahtirin në takimin e fundit të kampionatit ndaj Partizanit. Në këtë sezon, Bahtiri ka regjistruar pesë ndeshje dhe ka shënuar një gol me fanellën e verilindorëve ndërsa nga ana tjetër, Shqiprim Taipi ka zhvilluar 20 ndeshje duke e gjetur dy herë rrugën e rrjetës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...