Evente

“Ndeshja e Solidaritetit” mbledh “yjet” e futbollit për fëmijët autikë

Këtë të shtunë në Zvicër UEFA dhe Kombet e Bashkuara do të organizojnë një ndeshje futbolli bamirësie, ku do të zbresin në fushë shumë ish-lojtarë të famshëm. Takimi, që do të nisë në orë 16 ka për qëllim të promovojë paqen, të drejtat e njeriut si dhe mirëqenien, nëpërmjet programeve të qëndrueshme të Kombeve të Bashkuara, që kanë për qëllim zhvillimin anembanë globit.

Organizatorët e “Ndeshjes së Solidaritetit”, siç është quajtur ky aktivitet, synojnë të grumbullojnë të ardhura nëpërmjet vetë takimit të futbollit, mbrëmjes së bamirësisë si dhe ankandit unik digital. Shuma e grumbulluar do të shkojë për Fondacionin e UEFA-s për fëmijët dhe do të përdoret për të financuar dhe zhvilluar projektet humanitare për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara, si në Zvicër ashtu edhe në mbarë botën. Këtë vit do të përfitojë Shoqata “Autisme Geneve”, një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në Gjenevë në vitin 2007, pas iniciativës së vetë prindërve që kanë fëmijë me çrregullime të natyrës autike.

Në rang botëror fondet më pas do të përdoren për të mbështetur projektet e veçanta në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut, që do të përzgjidhen nga një komitet i krijuar enkas me përfaqësues nga UEFA, Kombet e Bashkuara, Seksioni i Kombeve të Bashkuara në qytetin helvet si dhe Fondacioni i Gjenevës. Në këtë takim kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre shumë ish-lojtarë të famshëm, që në të kaluarën kanë fituar Kupën e Botës, Kampionatin Evropian apo dhe Kupat e Evropës.

Skuadrat kryesohen nga dy emra shumë të mëdhenj, Luis Figo dhe Ronaldinho, që do të jenë njëkohësisht edhe kapitenët respektivë të këtyre dy ekipeve. Skuadra e portugezit, që do të drejtohet nga trajneri i përfaqësueses franceze, Didier Deschamps përbëhet nga Dida, Vitor Baia, Michel Salgado, Frank de Boer, Rio Ferdinand, Christian Chivu, Dejan Stankovic, Robert Pires, Jari Litmanen, Christian Karembeu, Andrea Pirlo, Raul, Robbie Keane, Nuno Gomes si dhe nga ish-futbollistja angleze Kelly Smith. Në krahun tjetër ekipi i lojtarit brazilian do të drejtohet nga Carlo Ancelotti dhe përveç Ronaldinho-s bëjnë pjesë David James, Antonis Nikopolidis, Juliano Belletti, Cafu, Edmilson, Eric Abidal, Michael Essien, Youri Djorkaeff, Gaizka Mendieta, Ronald de Boer, Henrik Larsson, Alexander Frei, Patrick Kluivert, si dhe dy ish-futbollistet Casey Stoney dhe Celia Sasic.

“Ndeshja e Solidaritetit”, që do të luhet në stadiumin e Gjenevës do të arbitrohet nga ish-gjyqtari i famshëm italian Pierluigi Collina dhe të gjithë të apasionuarit do të kenë mundësi për ta ndjekur drejtpërsëdrejti, në orën 16:00, në Supersport 1.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency