Futboll

“Ndeshja ime e fundit në Argjentinë”, sulmuesi lajmëron largimin nga kombëtarja

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria ka bërë me dije se do të tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës pas përfundimit të Botërorit Katar 2022.

Pas ndeshjes kundër Venezuelës, Di Maria e bëri publik këtë vendim në një postim në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkroi se kishte qenë një natë fantastike.

Për argjentinasin ndeshja kundër Venezuelës ishte e fundit në shtëpi, pasi takimet e radhës me përfaqësuesen “Albiceleste” do të luhen në Katar, ndërsa më pas 34-vjeçari ka zbuluar se do tërhiqet nga grumbullimet e kombëtares së Argjentinës.

“Unë do të them vetëm faleminderit për dashurinë e madhe që kam marrë. Gjithmonë kam ëndërruar për gjithçka që kam përjetuar në këtë natë të bukur. Sigurisht që ishte ndeshja ime e fundit me këtë fanellë në Argjentinë,”-shkroi ai në “Instagram”.

Megjithatë, ai nuk do të largohet nga grumbullimi ose, të paktën, jo para Kupës së Botës. Sulmuesi i PSG-së ka ende shumë për të dhënë, siç tregoi në ndeshjen me Venezuelën.

“Të thuash se ishte një natë e mrekullueshme është një nënvlerësim. Faleminderit, faleminderit, faleminderit një mijë herë“,-mbylli shkrimin e tij Angel Di Maria.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ángel Di María (@angeldimariajm)

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency