Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Ndeshja ime më e mirë”, Pioli: Penalltia nuk ishte, ai i Atalantës u hodh bukur!

Milan u ndal në San Siro nga Atalanta në një barazim 1-1. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer duke qenë se kaluan të parët në avantazh, që në minutën e tretë me Leaon. Portugezi realizoi një gol shumë të bukur, megjithatë skuadra nuk mundi ta mbante avantazhin dhe u barazua nga Koopmeiners që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Në lidhje me penalltinë, trajneri i Milanit, Stefano Pioli shprehet me bindje se ajo nuk duhej akorduar nga arbitri Orsato ndërsa shtoi se skuadra e tij zhvilloi ndeshjen më të mirë me Atalantën, prej momentin kur ai është në krye të kuqezinjve.

Lexo edhe:

“Kishim shumë mundësi për ta fituar ndeshjen, por edhe ndaj Atalantës humbëm sërish pikë. Nuk ia dolëm sërish që të shënonim një gol më shumë se kundërshtari, e them me bindje se kjo ishte ndshja më e mirë me Atalantën prej momentin që jam në krye të Milanit. I vendosëm shumë në vështirësi.

Penalltia? Nuk ishte. Ju shpjegoj se përse e mendoj kështu, Holm që mori goditje vendosi duart në kokë dhe jo në vendin ku u godit nga Giroud. Ishte një penallti e lehtë, sidomos për një arbitër si Orsato që zakonisht ka një tjetër “metër” për faullat. Ai është arbitri që akordon më pak faulla në Itali.

Por, çfarë të them, bravo atij lojtarit të Atalantës që u hodh në atë mënyrë pasi përndryshe nuk do të ishte akorduar penalltia. Këtë vit kemi marrë shumë penallti kundër, kam parë edhe një ekzagjërim në vlerësimin e tyre nga arbitrat. Tani mendjen e kemi te ndeshjet e radhës sepse do të përcaktojnë se çfarë drejtimi do të marrë ky sezon”, u shpreh Pioli.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...