Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Ndeshja me Laçin, kapiteni i Iskra-s: I kemi analizuar, më shumë na trembin Mazrekaj dhe afrikanët

Iskra do të jetë mysafire e Laçit nesër në orën 20:00 në “Elbasan Arena”, ndërsa do të përballet për kualifikuesen e parë, të raundit të parë të Conference League.

Duke folur për mediat përpara kësaj përballjeje Ognjen Obradovic, kapiteni i skuadrës malazeze theksoi se e kanë studiuar mirë kundërshtarin, ndërsa shtoi se më shumë i tremben Mazrekaj si dhe Marko Roganovic dhe Dejan Zarubica.

“Kemi punuar shumë mirë në fazën përgatitore dhe nuk ka arsye të mos prezantohemi në mënyrën më të mirë. Kemi analizuar në detaje kundërshtarin me përshtypjen e përgjithshme se është një ekip shumë luftarak që nuk i shmanget as vrazhdësisë dhe kanë një strategji agresive, sidomos në fushën e tyre. Rreziku më i madh për ne është nga krahu i majtë i Mazrekajt, Rogaanovic e Zarubica-s si dhe sulmuesit këmbëshpejtë afrikanë nëse shfaqen. Megjithatë, ne jemi fizikisht dhe mendërisht të gatshëm t’i përgjigjemi të gjitha veprimeve të tyre.”-tha Obradovic.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...