Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ndeshja me Salzburg, Milan i fokusuar te talenti i sulmit të austriakëve

Milan do të luajë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të mërkurën dhe në “San Siro” do të zbresë Salzburg.

Llogaritë janë ende të hapura, ndërsa “kuqezinjtë” luajnë për dy rezultate në këtë përballje, pasi të besuarit e Pioli-t edhe me një barazim mund të sigurojnë biletën e kualifikimit.

Gjithsesi, në këtë përballje, përveç rezultatit dhe kualifikimit që është domosdoshmëri për kampionët e Italisë, drejtuesit e “Djallit” do të monitorojnë nga afër edhe sulmuesin e austriakëve, Noah Okafor.

22-vjeçari është një emër shumë i lakuar në merkato dhe në verën e ardhshme ai pritet të ndryshojë ambient dhe të firmos me një nga top 5 ligat kryesore të kontinentit.

I pyetur nga mediet italiane, Okafor iu shmang me shumë diplomaci pyetjes, nëse Milan e tundon për të ardhmen apo jo.

“Preferenca ime për të ardhmen? Nuk mund ta fsheh, më pëlqen të luaj në ligat kryesore. Pak rëndësi ka nëse luaj në Angli, Gjermani apo Itali, çdo kampionat dhe çdo skuadër që për mua interesohet ka një histori. Milan është një klub legjendar.” – tha Okafor.

Sulmuesi zvicerian është shumë i kërkuar edhe nga skuadrat angleze, ndërsa e ardhmja e tij ka vendosur në lëvizje shumë skuadra, ndërsa Milan do të provojë të avancojë në negociata nga mbrëmja e të mërkurës.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...