Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndeshja me Skënderbeun, Çela: Grupi është i plotë, kam besim te ekipi im

Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela, është shprehur i sigurt se skuadra e tij do jetë fituese e përballjes së raundit të 23-të të Abissnet Superiore kundër Skënderbeut.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të sfidës që do të luhet këtë të enjte në orën 13:45, tekniku theksoi se nuk do të ketë asnjë mungesë dhe se janë përgatitur për të dalë me 3 pikë, në përballjen ndaj korçarëve.

Ndeshja me Skënderbeun: “Patjetër që është ndeshje e rëndësishme luajmë më një kundërshtar direkt. Përcaktuese? Edhe po edhe jo, por për fazën e kampionatit ku jemi është e rëndësishme shumë.

Mungesa:Nuk kemi mungesa, e kemi grupin të plotë.”

Humbja në Rrogozhinë: “Nuk ka pse të ndikojë fare humbja në Rrogozhinë. E kemi bërë analizën e asaj ndeshjeje, e kemi lënë mbrapa, nuk kemi pse të flasim për Rrogozhinën sot. Nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Kështu që, që nga dita që filluam punën post ndeshjes me Rrogozhinën e realizuam, e kaluam, kështu që jemi përgatitur për ndeshjen e ardhshme me Skënderbeun. Humbja me Rrogozhinën është e kaluar dhe nuk ma merr mendja të ndikojë. Ajo dihet që të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, mendoj që në qoftë se e fitojmë këtë ndeshje dhe patjetër që do e fitojmë, unë kam shumë besim te grupi dhe te ekipi im, kam shumë besim që në fushën tonë do të dimë ta interpretojmë mirë atë ndeshje, do jemi agresiv në të dyja fazat dhe jam shumë i bindur që ekipi im nesër do jetë fitues.”  

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...