Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndeshja me Vllazninë, Mehmeti: Kërkojmë fitoren, ja çfarë kam ndryshuar në skuadër

Skuadra e Partizanit do të presë këtë të shtunë në orën 16:45 Vllazninë, për takimin e vlefshëm të raundit të 21-të të Abissnet Superiore.

Duke folur në prag të kësaj sfide, trajneri Dritan Mehmeti u shpreh se në ndeshjen me Vllazninë do të kërkohet vijimësia e rezultateve pozitive.

Tekniku e vendosi theksin edhe te lojtari i momentity te “të kuqtë” e kryeqytetit, Xhuljano Skuka, për të cilin u shpreh se është ende i papjekur.

Ndërsa shtoi se sipas tij ndryshimi që i ka bërë ekipit është vendosja e lojtarëve në pozicionet e tyre, si dhe u shpreh se u ka dhënë shumë besim.

Ndeshja me Vllanzinë: “Ne do bëjmë maksimumin, kemi marrë masat, do të jetë e vështirë, shpresojmë që këtë ndeshje ta fitojmë nesër.”

Ndryshimi i Partizanit: “Jam fokusuar te skuadra tani, e kam parë sesi e ka interpretuar lojën më përpara, ishte filozofia e Dajës, çdo trajner ka filozofinë e vetë, jam munduar që të gjithë lojtarët të luajnë në pozicionet e tyre dhe t’i përshtatemi kundërshtarit.”

Skuka: “Dihet se në ndeshjen me Skënderbeun Skuka ka sakrifikuar se nuk ishte në gjendje të mirë, por e gjithë skuadra ka rolin e saj, për mendimin tim Skuka duhet të rritet akoma më tepër, pasi e ka potencialin që të arrijë më shumë dhe të zhvillohet më tej në aspektin taktik.

Skuadrat më të forta: “Të gjitha skuadrat kërkojnë respekt, por mendoj se skuadrat kanë pak diferenca, por duhet t’i shikojmë ndeshjet javë pas jave.”

Mungesat: “Kemi vetëm problemin e Skukës i cili dihet, do e shohim edhe sot me stafin se ka pasur prap shqetësime, por ndikojnë edhe terrenet si dhe ndeshjet e ngjeshura. Jemi munduar që ta menaxhojmë aspektin fizik në stërvitje, që të mos kemi dëmtime, pasi është shumë e rëndësishme në katër ndeshjet e ardhshme, pasi luajmë thuajse çdo katër apo pesë ditë. Pasi në të tilla situata duhet të kemi në ekuilibër të gjithë skuadrën, që të plotësojmë mungesat.

Tifozët: “Duke pasur parasysh të dyja skuadrat, shpresojmë që të ketë interesim të madh të tifozëve, që t’i kënaqim jo vetëm në rezultate, por dhe në lojë, duke pasur parasysh edhe kundërshtarin, që të lë hapësira, shpresojmë t’ja arrijmë.

Besimi: “Motoja ime është t’i jap besim lojtarëve, por edhe ata duhet të kenë besim ndaj njëri-tjetrit dhe forcës së grupit, sepse ne jemi Partizani dhe duhet të arrijmë maksimumin dhe nuk kemi më kohë të bëjmë hapa fals.”

Deklarata e Shpëtim Duros: “Profesor Duron e respektojmë pasi i ka dhënë shumë trainingut shqiptar, ai ka mendimin e tij. Personalisht mendoj që kampionati është i vështirë dhe ekipet kanë shumë pak diferenca. Edhe me ekipet që gjenden poshtë në tabelë, me të cilat kemi luajtur së fundmi kanë shkallë vështirësie. Sigurisht shkallë vështirësie më të madhe kanë ekipet që do të ndeshemi tani, shpresojmë të tregojmë forcën tonë.”

Pas 20 ndeshjesh, Partizani renditet në vend të pestë të elitës së futbollit shqiptar me 28 pikë, teksa Vllaznia qëndron në vend të katërt me 33 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...