Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Ndeshja ndaj Barcelonës, Pedri e përjeton si një finale: Golat nuk i shënojnë vetëm sulmuesit!

Barcelona pret të mërkurën mbrëma në Camp Nou, Interin. Katalanasit u mposhtën në ndeshjen e parë në san Siro, mirëpo tashmë kërkojnë hakmarrjen ndaj zikaltërve teksa Pedri në konferencë theksoi se ndeshjen ndaj italianëve e konsiderojnë si një finale të vërtetë.

“Pas asaj ndeshje në San Siro ishim vërtet të nervozuar, mendoj se meritonim më shumë. Megjithatë, tashmë nuk ka kohë për të menduar pasi erdhi ndeshja e kthimit, kemi përpara një sfidë deçizive. Kemi shënuar më pak në këtë periudhë por skuadra ka kualitetin për t;u rikthyer të shënojë shumë dhe në Champions nuk kemi marrë rezultatet e dëshiruara.

Por, nuk është vetëm detyrë e sulmuesit të dërgojë topin në rrjetë. Për ne ndeshja ndaj Interit ka shijen e një sfide finale, pasi kualifikimi në raundin tjetër është i rëndësishëm si për anën ekonomike, ashtu edhe për atë sportive. Ndaj Interit idealja është të shënojmë një gol të shpejtë, por dihet që do të jetë e vështirë sepse ata mbrohen mirë. Duhet të lëvizim shpejt në fushë, do të jetë shpejtësia ajo që do të bëjë diferencën”, tha Pedri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...