Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ndeshja ndaj Romës, Inzaghi zbulon vendimin për Asllanin nga konferenca

Kristjan Asllani përgatitet për debutimin si titullar me fanellën e Interit. Mesfushori i kombëtares do të jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjes së shtunës që zikaltërit luajnë ndaj Romës në shtëpi.

20-vjeçari që u transferua këtë sezon nga Empoli, do të ketë përgjegjësinë për të shpërndarë dhe organizuar lojën e Interit, teksa i duhet të zëvendësojë një lider të zikaltërve si Marcelo Brozovic që është i dëmtuar. Ishte vetë trajneri Simone Inzaghi që në konferencën e zakonshme para ndeshjes theksoi se shqiptari do të startojë nga minuta e parë, edhe për shkak të mungesës së Brozovic dhe dyshimit për Gagliardianin.

“Në repartin e mesfushës kam pak vështirësi sepse përveç Brozovic, edhe Gagliardini ka pak vështirësi dhe në dy ditët e fundit nuk është stërvitur. Nga minuta e parë do ta nisë Kristjan Asllani, teksa shpresoj që të paktën Gagliardinin ta kem në stol”, tha Inzaghi. Me tre disfata në pesë ndeshjet e fundit, ndeshja ndaj Romës konsiderohet tejet e rëndësishme për zikaltërit që nuk janë në nivelin e pritshmërive në këtë fillim të sezonit, madje në dyshim është vendosur edhe e ardhmja e trajnerit Inzaghi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...