Premier League

Ndeshje dramatike, Man. United mposht Brightonin “pas vërshëllimës finale”

Spektakël, emocione dhe ankth deri në sekondën e fundit që Manchester United të merrte tre pikët e para në këtë sezon të Premier League. Pas disfatës në shtëpi ndaj Crystal Palace skuadra e Ole Gunnar Solskjaer triumfoi 2-3 në fushën e Brighton në ndeshjen hapëse të javës së 3-të të Premier League.

Një sukses i pamerituar për United që erdhi me një 11-metërsh atëherë kur kishte përfunduar gjithçka por ndërhyrja e VAR për një prekje me dorë brenda zone në aksionin e fundit bëri që gjyqtari të akordonte 11-metërsh për “Djajtë e Kuq” me Bruno Fernandes që realizoi golin e fitores për miqtë. Brighton ishte vërtet e pafat në këtë takim pasi goditi në plot 5 raste shtyllën dhe traversën.

Pas përpjekjeve të shumta Brighton arriti të zhbllokonte sfidën me penalltinë e kthyer në gol nga Maupay. Megjithatë United reagoi shpejt teksa në goditjen e parë në portë të Maguire, devijimi i Dunk rezultoi deçiziv në barazimin e rezultatin. Në fillimin e pjesës së dytë pasi iu anullua një gol për pozicion jashtë loje, United arriti të gjente epërsinë me Marcus Rashford falë një inkursioni personal.

Për të ardhur te minuta e 5-të shtesë që ishte me të vërtetë e pabesueshme. Fillimisht Brighton barazoi rezultatin me March ndërsa në asksionin pasardhës ku akordua penalltia që përloti lojtarët e Brighton dhe komentatorin e Supersport Ylli Aga, penallti që Bruno Fernandes e kthehu në gol dhe i dha 3 pikët e para Manchester United.

Vlen të theksohet se arbitri vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes, por më pas u sinjalizua nga VAR-i për të rishikuar aksionin e fundit dhe pasi u konsultua me pamjet, akordoi penalltinë që i dha fitoren e parë Manchester United.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency