Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Ndeshje e bukur, çfarë më pëlqen nga ky Liverpool. Thiago? Unik, të paktë lojtarët si ai”

Liverpool mposhti lehtësisht të martën 4-0 Manchester United. “The Reds” ndodhen në formën të shkëlqyer, ndaj rivalëve të përjetshëm siguruan në kampionat suksesin e 11-të radhazi në “Anfield” dhe momentalisht kryesojnë Premier League me dy pikë më shumë se Manchester City, që pret sonte në shtëpi Brighton (Supersport 3, 21:00).

Jurgen Klopp e shijoi në maksimum paraqitjen e djemve të tij, u gëzua nga golat e Salah (2x), Mane dhe Diaz, por një tjetër futbollist e mrekulloi me klasin e dhuruar në fushë. “Thiago Alcantara është një futbollist i shkëlqyer. Ai vendos ritmin e ekipit, na ndihmon shumë me punën e tij.

Nuk ka shumë lojtarë si Thiago në qarkullim. Të paktë janë ata që shohin gjëra përpara të tjerëve dhe kanë kualitetin teknik për të dërguar topin përpara. Gjithsesi, të gjithë lojtarët ishin të shkëlqyer. Kjo është e nevojshme për të mposhtur skuadra si United”.

Më pas një koment për ekipin e tij dhe atë që i pëlqen më shumë. “Ajo që më pëlqen tek ekipi im është se ata dinë të përshtaten në momente të ndryshme të lojës, djemtë gjithmonë mësojnë nga ajo që ndodh në fushë. Ka raste kur duhet të japim më shumë nga vetja, por, në përgjithësi, ishte një ndeshje e bukur për t’u parë.

Më pëlqeu dëshira me të cilën luajtëm prej minutës së parë. Goli i parë erdhi nga vendosmëria e madhe, një gol fantastik. Edhe goli i dytë ishte i mrekullueshëm, e patë çfarë bënë Salah dhe Mane?”, deklaroi trajneri gjerman i Liverpoolit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...