Premier League

Ndeshje e çmendur në “Anfield”, Liverpooli mposht Leedsin, Salah 3-golësh

Liverpooli e nis me spektakël dhe sigurisht me fitore mbrojtjen e titullit kampion në Premier League. Të kuqtë e Jurgen Klopp shënuan 4 gola, megjithatë fituan me vështirësi 4-3 ndaj Leeds United, që rikthehet pas plot 16 vitesh në elitën e futbollit anglez.

Në “Anfield” u zhvillua një ndeshje e çmendur, sidomos në pjesën e parë, diçka që pritej nga një skuadër si Leedsi, që drejtohet pikërisht nga “i çmenduri” Bielsa (El Loco). Megjithatë këtë epitet në këtë sfidë e meritoi Mohamed Salah, që realizoi 3 nga 4 golat e “The Reds”.

Sapo nisi takimi, Salah gjeti mundësinë për të goditur brenda zonës, por topi u ndal me dorë nga një mbrojtës, me kryesorin që nuk hezitoi për të akorduar 11-metërsh. Egjiptiani nuk mund të gabonte, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Leedsi reagoi në të 12-ën me Harrison, që shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës, por Liverpooli e mori sërish epërsinë 8 minuta më vonë me golin e van Dijk (me kokë).

Miqtë jo vetëm që nuk e humbën toruan, por barazuan për herë të dytë brenda pjesës së parë me Bomford (30’), që përfitoi nga gabimi i van Dijk, megjithatë skuadra e Jurgen Kloppit e mbylli pjesën e parë ne epërsi 3-2, pas një perlë të Salah, brenda zonës.

Pritej dominimi i Liverpoolit në pjesën e dytë, por golin e shënuan futbollistët e Leedsit, më saktë Klich, pasi një kontrolli të bukur dhe ekzekutimi po kaq të bukur, që la pa shpresa Alissonin. Kur sfida po i drejtohej fundit, Rodrigo shkaktoi një 11-metërsh në mënyrë naive, duke i dhënë mundësinë egjiptianit Salah ta mbyllte me tregolësh mbrëmjen, ndërsa Liverpoolit të merrtë fitoren e parë, edhe pse ndoshta Leedsi nuk meritonte të humbiste sfidën.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency