Manchester City shkatërroi 7-0 Leipzigun dhe u kualifikua në çerekfinalet e Champions League. Erling Haaland shkëlqeu me pesë gola, duke u bërë lojtari më i ri dhe më i shpejtë që shënon mbi 30 gola në këtë kompeticion.
Pep Guardiola vlerësoi performancën e djemve të tij, ndërkohë që u ndal edhe te bomberi norvegjez. “Të gjithë zhvilluan një paraqitje shumë të mirë, nga minuta e parë deri tek e fundit. Luajtëm shumë mirë edhe pa top.
LEXO EDHE:
- Kupa e Shqipërisë njeh dy gjysmëfinalistet e para, nuk ka surpriza
- “Vë dorën në zjarr, Barcelona nuk ka paguar arbitrat”, Pique: Ishim superior ndaj kujtdo!
- Shqipëria humbet një lider para Polonisë, një hall më shumë për trajnerin Sylvinho
- Humbi qetësinë ndaj Berardit, pezullim dhe gjobë për Kumbullën
Shënuam shumë gola, Haaland u tregua fantastik, por edhe lojtarët e tjerë ishin super. Erling është një djalë i jashtëzakonshëm, talenti i tij është i pafund. Ai ka fuqi, mentalitet: është një fitues serial.
Edhe në të kaluarën kemi shënuar shumë gola: katër Realit, gjashtë Monacos dhe katër Tottenhamit. Por jemi eliminuar shumë herë, pasi kemi pësuar shumë gola. Në këto momente, djemtë po bëjnë mirë edhe në prapavijë”, u shpreh spanjolli.
