Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Ndeshje pozitive, por u lodhëm”, Muslija: Na u kërkua të mbronim pas barazimit

Kosova luajti mirë dhe krijoi disa raste të rrezikshme për gol, por pësoi dy gola pas minutës së 82′ dhe u mposht 2-1 në transfertë kundër Irlandës së Veriut në Nations League.

Florent Muslija, 24-vjeçari që luan me Paderborn në Bundesliga 2, analizoi sfidën e Dardanëve për SuperSport, duke u ndalur edhe te gjërat që duhet të përmirësojnë ai dhe shokët e ekipit.

Na vjen keq që e humbëm lojën në fund. Kemi bërë ndeshje të mirë. Kemi mundur ta fitojmë lojën, por kështu e ka futbolli ndonjëherë. Ne do të vazhdojmë tutje. Nuk patëm mungesë koncentrimi, shënuam golin e parë, por më pas besoj se u lodhëm edhe ne.

Në fund kemi lënë shumë hapësira për kundërshtarin. Këto gjëra duhet që ne si ekip t’i përmirësojmë. Taktika? Na kërkuan të mbronim pas golit të barazimit“, deklaroi mesfushori ofensiv.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...