Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndeshjet e javës së parafundit të premten, spikat Partizani-Vllaznia

Java e parafundit e Kategorisë Superiore do të zhvillohet e gjitha të premten. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që 5 sfidat e raundit të 35-të të luhen në të njëjtën ditë, por në dy orare të ndryshme, pa cënuar garën.

Në orën 17:45 do të zhvillohen dy takime, Bylis-Luftëtari dhe Flamurtari-Teuta, ndërsa në 20:45  Laëi-Tirana, Kukësi–Skënderbeu dhe Partizani–Vllaznia. Në fakt, nuk pritet të ketë ndonjë surprizë, pasi përgjithësisht nuk ka përplasje objektivash, përjashtuar ndeshjen mes të kuqve dhe shkodranëve, ku Partizanit do t’i mjaftonte barazimi për të shmangur “play out”- in, në të kundërt (nëse humbet me tre gola diferencë) do t’i duhet të marrë patjetër fitoren në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut në Korçë.

 

E premte (24.07.2020)

Bylis–Luftëtari (17:45)

Flamurtari–Teuta (17:45)

Laçi-Tirana (17:45)

Kukësi–Skënderbeu (20:45)

Partizani–Vllaznia (20:45)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...