Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Ndeshjet e kthimit të 1/8-ave/Partizani për të shmangur turpin ndaj Besëlidhjes

Këtë të mërkurë do të mësohen 8 skuadrat që do të kualifikohen në raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave të kompeticionit që do të nisin në orën 13:30.

Sigurisht që vëmendja kryesore shkon për sfidën Partizani-Besëlidhja, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, në një tapet mjaft cilësor, që shihet si përparësi për ekipin e drejtua nga Adolfo Sormani.

Drejtuesit e 16-herë kampionëve të Shqipërisë kërkojnë me çdo kusht të përmbysin humbjen 3-0 të pësuar në Lezhë, ndaj kanë njoftuar se hyrja në “Elbasan Arena” do të jetë falas.

Në Grupin A, një përplasje mjaft interesante do të zhvillohet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, që u ndanë në barazim 2-2 në takimin e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Tirana dhe Teuta pritet ta kenë formalitet kualifikimin, pasi kanë fituar 3-1 jashtë fushës respektivisht ndaj Kastriotit dhe Erzenit.

Në Grupin B, përballja kryesore është pa dyshim Laçi–Bylis. Në Ballsh mallakastriotët fituan pastër 2-0 në një sfidë mjaft të luftuar. E tillë pritet dhe ndeshja e kthimit në Laç, pasi kurbinasit do të tentojnë me të gjitha forcat përmbysjen e rezultatin.

Kukësi do të presë Lushnjën për një ndeshje formale, pasi e ka fituar ndeshjen e parë 0-1, sikurse Skënderbeu nuk pritet të hasë në ndonjë rezistencë të Besës, që u mposht 0-2 në takimi e vajtjes në Kavajë.

Mbetet për t’u parë se sa i aftë do të jetë Luftëtari për të përmbysur në Gjirokastër humbjen e thellë 3-0 të sfidës së Fierit me Apoloninë.

  

KUPA E SHQIPËRISË (ndeshjet e kthimit, faza 1/8)

GRUPI A                                                                                              

PARTIZANI – BESËLIDHJA                                             (0-3)

FLAMURTARI-VLLAZNIA                                               (2-2)

TIRANA – KASTRIOTI                                                       (3-1)

TEUTA-ERZENI                                                                   (3-1)

GRUPI B

KUKËSI -LUSHNJA                                                            (1-0)

SKËNDERBEU – BESA                                                       (2-0)

LAÇI – BYLIS                                                                         (0-2)

LUFTËTARI-APOLONIA                                                   (0-3)

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...