Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Ndëshkohet në minutën e shtatë shtesë, humbje e dhimbshme për Shkupin

Shkupi nuk arrin të shmangë humbjen në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Europa League-s përballë Shamrock Rovers. Skuadra irlandeze triumfoi 3-1 e sigurisht goli i fundit i realizuar në minutën e shtatë shtesë mund të ketë vulosur eliminimin e skuadrës nga Çairi. Për të siguruar kualifikimin në “play off”-in e Europa League-s apo grupet e Conference League-s, Shkupit i duhet të fitojë me tre gola diferencë në sfidën e kthimit (në rast suksesi me dygola diferencë, do të vendosnin penalltitë).

Burke zhbllokoi rezultatin që në minutën e 13-të me 11-metërsh, për të ardhur më pas te goli i Watts pak para setë mbushej gjysmë ore lojë.

23-vjeçari Queven ktheu në lojë Shkupin me golin e shënuar në të 77-tën, por kartoni i dytë i verdhë i Hamidit në minutën e 84-t i ktheu në ferr minutat e fundit për shkupianët. Pikërisht në minutën e shtatë shtesë vendësit shënuan edhe golin e tretë me O’Neill.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...