Alphonso Davies po e shijon në maksimum aventurën me Bayern Munchen, por jo aq shumë jetën larg futbollit dhe stërvitjeve të përditshme. Deklarata e fundit e “raketës” së krahut të majtë ka shkaktuar debat dhe shumë diskutime në Gjermani.
“Jeta si futbollist profesionist është fantastike, relaksohesh dhe argëtohesh. Por pas stërvitjes nuk kam çfarë të bëj, pasi nuk kam familje dhe e dashura nuk jeton me mua.
Lexo edhe:
- EURO 2024/ Poloni-Shqipëri në shifra, ja cila skuadër rezulton favorite
- VIDEO/ Rashica “fal” Izraelin, Kosova merr një pikë në Tel Aviv
- VIDEO/ Gjunjëzon amerikanin në vetëm 3 raunde, Prenga ngre lart dy tituj kampion bote
- Sulmuesi italian, i zhgënjyer nga Mancini: Kam shënuar gola, por kombëtarja më injoron
Kam rreth pesë miq, por në thelb jam i vetmuar. Ndihem si një humbës popullor. Është e frikshme të mos kesh diçka për të bërë, veçanërisht kur miqtë e tu janë të zënë duke punuar”, deklaroi Davies.
22-vjeçari është pjesë e kampionëve të Gjermanisë prej janarit të vitit 2019. Anësori i majtë numëron 36 ndeshje dhe 13 gola me kombëtaren e Kanadasë.
