Rinovim i rëndësishëm te Roma. Finalistët e Europa League, kanë zgjatur bashkëpunimin me Bryan Cristanten deri në vitin 2027.
Mesfushori 28-vjeçar, i cili aktivizohet edhe në qendër të prapavijës, luan me verdhekuqtë prej verës së vitit 2018.
Ndërkohë që është pjesë e rregullt e kombëtares italiane gjatë viteve të fundit, duke fituar edhe Euro 2020.
“Roma është bërë familja ime e dytë. Rinovimi i kontratës sime ishte një qëllim dhe dëshirë. Dhe jam i lumtur që e realizova. Ndihem për mrekulli, ndihem mbi re…
Lexo edhe:
- VIDEO/ I shënoi Moldavisë në “Air Albania”, lojtari “kuqezi” kërkohet nga Bologna
- Shënoi 12 gola në 29 ndeshje, Shpendi tërheq vëmendjen e Juventus
- VIDEO/ Realizimi spektakolar i Asanit zgjidhet goli i raundit të tretë të kualifikueseve EURO 2024
- Zyrtare/ Kristi Qose gjen skuadër të re, por qëndron në Sllovaki
Dua të falënderoj pronarët dhe klubin për kontratën e re. Do të vazhdoj të jap maksimumin për këtë fanellë dhe për tifozët.
Ata janë shumë kërkues, por të japin edhe më shumë se çfarë kërkojnë”, deklaroi Cristante pas firmës mbi kontratën e re.
Sezonin e kaluar fitoi Conference League me Romën, falë suksesit 1-0 në “Air Albania” përballë Feyenoordit, ndërsa këtë sezon i shkoi shumë pranë suksesit në Europa League.
