Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Ndihem në borxh me tifozët”, Pioli: Mezi pres të takoj Tonalin, Ibra më kërkoi informacione

Te Milan nuk kanë kohë për të humbur me kuqezinjtë që duhet të hedhin pas krahëve disfatën në derbi ndaj Interit. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Newcastle në Champions League, teksa fitorja është e rëndësishme në një grup ku bën pjesë edhe Paris Saint-Germain e Borussia Dortmund.

Para sfidës europiane, trajneri Stefano Pioli foli në konferencë për shtyp ndërsa theksoi se i ka një borxh tifozëve kuqezi duke nënkuptuar atë humbje turpëruese me Interin.

“Derbi duhet të na mësojë se si të tregohemi më të zgjuar, edhe pse ajo ndaj Newcastle është një tjetër ndeshje dhe nuk ngjason me atë ndaj Inter. Ndjej përgjegjësi për atë humbje dhe ndihem në borxh me tifozët e Milanit.

Lexoni edhe:

Takimi me Tonalin? Do ta përqafoj me kënaqësi, së bashku jemi rritur shumë. I uroj më të mirën, por pas kësaj ndeshje.

Rikthimi i Ibrës? Ishte një ditë e rëndësishme në përgatitjet për ndeshjen e radhës. Ibra foli personalisht me disa lojtarë. Folëm edhe bashkë, më kërkoi informacione mbi lojtarët e rinj, por jo ndonjë gjë në veçanti”, u shpreh Pioli.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...