Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Ndihem si një luan në kafaz! Ju tregoj më të mirin e Frosinones”

Raffaele Palladino u ndëshkua me karton të kuq në “Diego Maradona”, sfidë ku Monza e tij mori një pikë përballë kampionëve në fuqi të Napolit.

Trajneri 39-vjeçar do e ndjekë nga shkallët e stadiumit takimin në transfertë përballë Frosinones, e programuar për të shtunën në mesditë (SS2, 15:00).

Personalisht e përjetoj shumë ndeshjen, e di se do të ndihem si një luan i mbyllur në kafaz… Por jam i vetëdijshëm që kam një staf të fortë.

Citterio dhe Peluso do të jenë në pankinë, ndërkohë që unë do të jem në kontakt të vazhdueshëm me djemtë e analizave të videove”, thekson Palladino.

Lexo edhe:

Viti 2024? Synimi ynë është ta bëjmë vitin e ri të paharrueshëm. Ne patëm një 2023 të mahnitshëm, duam të përsëritim veten. Kemi të gjithë kushtet për t’ia dalë mbanë”, thekson trajneri i Monzës, i cili bën një dallim tek ekipi kundërshtar.

Kam patur kënaqësinë të njoh Mazzitellin (kapiteni i Frosinones), për të cilin mendoj se është një futbollist i nënvlerësuar. Sepse ai zotëron gjithçka.

Na pret një ndeshje e komplikuar në një fushë të vështirë. Ata janë një skuadër e strukturuar shumë mirë”, theksoi trajneri i Monzës, ekip që nuk fiton prej tri ndeshjesh.

Në fund merkato: “Kemi patur një takim me Gallianin dhe jemi në harmoni për gjithçka. Disa lojtarë kanë gjetur pak hapësirë ​​dhe është e drejtë që të shkojnë dhe të luajnë diku tjetër. Sa i përket afrimeve, ne jemi 100% dakord”.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...