Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndihet i tradhëtuar nga futbollistët, Magani jep dorëheqjen nga stoli i Teutës

Ndeshja ndaj Lushnjës në “Roza Haxhiu” ishte e fundit për Gugash Maganin në stolin e Teutës. Trajneri peqinas pas humbjes së 4-t radhazi që pësuan durrsakët në kampionat dha dorëheqjen nga detyra si trajner i Teutës pasi ndihet i tradhëtuar nga futbollistët dhe më konkretisht nga senatorët e skuadrës.

“Nuk ishte vetëm faji i Osemenes. Është fundi i një cikli për mua tek Teuta, është një skuadër që meriton më shumë pikë. Jo ne si staf por presidenca dhe tifozët meritojnë më shumë. Është 5-ta ndeshje që ne shthuremi në fund. Ka ardhur koha që unë ta mbyll këtu aventurën time me Teutën sepse nuk kam motivimin e duhur për të ndryshuar gjërat. Mendoj që kjo skuadër ka nevojë për një fytyrë të re në stol për të. Ajo që duhet të bëjë trajneri i ri është t’u këpusi kokën senatorëve”.

Por si do ta presë presidenti Edmond Hasanbelliu dorëheqjen e Gugash Maganit?

“ E di që presidenti do mërzitet, me mua se para një jave nuk e pranoi dorëheqjen time por unë jam një njeri me karakter ashtu si presidenti dhe mendoj që Hasanbelliu për të mirën e Teutës këtë herë do ta pranojë dorëheqjen time”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...