Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ndihmë nga Reali, Mourinho gjen në Madrid pasuesin e “tradhtarit” Karsdorp

Jose Mourinho ka nevojë për një anësor të djathtë në merkaton e dimrit. Rick Karsdorp nuk mund të qëndrojë më te verdhekuqtë e Romës pas akuzave për tradhti nga ana e “Special One”, i cili pavarësisht se nuk i përmendi emrin, u tregua i ashpër me lojtarin holandez pas ndeshjes me Sassuolon.

Disa emra po përfliten për një transferim tek ekipi italian, ndërkohë që ka ardhur edhe një propozim nga Reali i Madridit. Kampionët e Spanjës dhe Europës, janë gati të huazojnë Alvaro Odriozolën, i cili e nhej Serie A pasi sezonin e fundit e kaloi në huazim te Fiorentina.

26-vjeçari, autor i katër ndeshjeve me kombëtaren spanjolle, nuk bën pjesë në planet e Carlo Ancelottit. Emri i tij është lidhur me një kalim te Juventusi kohë më parë, ndërkohë që tani shpreson të rikthehet në Serie A, por kësaj radhe si lojtar i Romës.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....