Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ndihmësi historik i Contes zbulon klubin e ardhshëm të trajnerit: Ka vetëm një kusht!

26 mars 2023 ishte data kur Antonio Conte u largua nga Tottenham, eksperienca e fundit në karrierën e tij. Kur ka kaluar thuajse një vit, tekniku italian vijon të shijojë kohën e lirë teksa synon që të rikthehet në detyrë duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Janë disa klube të cilat po studiojnë idenë për të bashkëpunuar me 54-vjeçarin, mirëpo një sinjal për të ardhmen e Contes e jep ndihmësi i tij historik, Angelo Alessio.

Ky i fundit theksoi se Conte po e shqyrton në detaje klubin e radhës dhe synon që të marrë përsipër një projekt të qartë, ndërsa shtoi se tekniku leçez synon që në detyrën e ardhshme të ketë mundësinë e triumfit në Champions League, për të mos u mjaftuar vetëm me kampionatet që ai i ka fituar në Itali dhe Angli.

Lexo edhe:

“Conte do të shkojë në një klub i cili i jep mundësinë për të luftuar në Champions League dhe jo vetëm në kampionat. Atij i pëlqen që ta fitojë Champions Leaguen. Çdo ditë të ardhmen e Contes e lidhin me Napolin, Juven apo Milanin, por të them të drejtën këto janë vetëm zëra mediatikë që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.

Nuk ka pasur asgjë konkrete. Unë uroj ta shoh në një klub italian, ose në një klub që i lejon ta fitojë Champions Leaguen. Mendoj se Conte do të bëj një zgjedhje të mirëmenduar dhe do të marrë përsipër një projekt afatgjatë. Të gjithë e dimë se sa i zoti është Conte për të ndërtuar dhe më pas për të fituar”, u shpreh Alessio.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...