Legjionarët

Ndihmësi i Rejas krahason Brojën me Leaon e Milanit? Nëse gjen hapësira, shkatërrues

Ish-mbrojtësi italian, Sergio Porrini, sot pjesë e stafit teknik të Kombëtares Shqiptare, ka folur gjatë transmetimit të Stadio Aperto në TMW Radio. Ndihmësi i Edy Rejas ka analizuar cilësitë e Armando Brojës, sulmuesit në pronësi të Chelsea-t, që luan në formë huazimi te Southamptoni. I pyetur nëse do t’ia vlente ta blinte Napoli, ai u shpreh:

“Broja te Napoli? E kam ndjekur shumë. Nga viti i kaluar e deri më tani është rritur shumë, te Southampton ka shpërthyer. Cilësitë më të mëdha i na shpejtësi e sipër, kur ka topin në këmbë. Ai më kujton pak Leaon, bëhet i papërmbajtshëm kur e hedh topin përpara në hapësirë. Më pak mirë kur luan me shpinë nga porta, por kur gjen hapësira, është shkatërrues.”

Porrini më pas shtoi: “Dikush si Broja, te Napoli, ndoshta do të vuante pak, siç u ndodh shumë njerëzve. Megjithatë, cilësitë e tij janë të një futbollisti që mund të ndëshkojë në çdo kampionat, edhe në Itali.”

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency