Analizë

Ndikimi i futbollit në ekonominë e qyteteve

Industria e Futbollit ka arritur një nivel të tillë sa të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ekonominë e një komuniteti. Sipas një raporti të Sports Business Group të Deloitte, klubi i Liverpoolit ka pasur një ndikim prej 497 miliardë sterlinash, në lidhje me Vlerën e Shtuar Bruto (GVA – Gross Value Added) në ekonominë e qytetit të Liverpoolit gjatë sezonit 2017 – 2018.

Raporti nxjerr në pah ndikimin ekonomik të ndeshjeve të skuadrës së Liverpoolit dhe të aktiviteteve të përditshme në qytet, në rajonin e qytetit të Liverpool dhe në Mbretërinë e Bashkuar në tërësi për të gjithë sezonin. Në sezonin e kaluar, impakti ekonomik për qytetin ishte 454 milionë sterlina në GVA dhe 575 milionë sterlina në gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

4500 persona me kohë të plotë janë të punësuar në aktivitetet e klubit (2.3% vende pune në Liverpool), ky numër shkon në 5700 persona në rajonin e Liverpool.

Në sezonin 2017-2018 kanë ardhur më shumë se 1.5 milionë tifozë në “Anfield”, impakti i të cilëve reflektohet në 102 milionë sterlina, nga të cilat 42 milionë sterlina të shpenzuara për qëndrimin, 28 milionë sterlina në restorante, kafe dhe bare të zonës, 15 milionë sterlina shpenzime udhëtimi, 12 milionë sterlina në tregti rajonale dhe 5.4 milionë sterlina në ushqim dhe artikuj të tjerë.

Përtej ndeshjeve, raporti i Deloitte tregon se koncertet që do të zhvillohen në “Anfield” në verë do të kenë ndikim të madh ekonomik në Liverpool. Impakti i këngëtarëve të famshëm si Bon Jovi, Pink dhe Take That mund të arrijë në 4.1 milionë sterlina për event falë shpenzimeve të vizitorëve.

Drejtori ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore, deklaroi: “Është e rëndësishme të kuptojmë se si klubi ynë ka ndikim në të gjithë qytetin, si nga pikëpamja ekonomike, edhe sociale. Është e qartë se shumë prej vizitorëve ditorë kanë mbërritur në Liverpool për futbollin, por njëkohësisht shëtisin edhe në qytet. Ky është një cikël i vazhdueshëm sa i përket ndikimit që po krijojmë”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency