Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Ndiqe sulmuesin edhe në banjë”/ Fitoi titullin e yllit, shuhet “ish”-i i Milanit

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare Aldo Bet, ish-mbrojtësi i Milanit. Bet zhvilloi 7 sezone me kuqezinjtë (74’-81’), duke zhvilluar në total 144 ndeshje.

Gjatë aventurës me “Djallin”, Bet fitoi një titull dhe një Kupë Italisë. Titulli i fituar në sezonin 78’-79’ rezultoi me yllin e parë në fanellën e Milanit.

Lexo edhe: 

Bet e nisi karrierën tek Interi, por qëndroi vetëm një sezon si zikaltër. Më pas erdhi kalimi te Roma me kërkesë të Herreras, ish-teknikut legjendar të Interit.

Në kryeqytet qëndroi pesë vite dhe fitoi Kupën e Italisë. Më pas një sezon si pjesë e Hellas Verona dhe transferimi te Milani, aty ku kaloi vitet më të bukura të karrierës.

Herrera insistonte: ndiqe sulmuesin edhe në banjë. Atëherë sulmuesit në banjë mund të shkonin, por në mbrojtje nuk ktheheshin kurrë“, deklaronte Bet kohë më parë gjatë një interviste.

Ai ia doli të vishte edhe fanellën e kombëtares italiane, duke zhvilluar dy ndeshje me skuadrën e kaltër.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...