Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ndizet “Fadil Vokrri”, luhet Prishtina-Ballkani, një duel për kreun!

Java e 20-të e IPKO Superligës së Kosovës kulmon me duelin Prishtina-Ballkani. Në kryeqytet do të përballen kryesuesit e klasifikimit me rivalin e tyre më të rrezikshëm në garën për titull. Ballkani për momentin ndan vendin e parë me Dritën që ka luajtur një ndeshje më shumë, ndërkohë që Prishtina që në 2020-ën regjistron vetëm fitore, ka 3 pikë më pak. Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha dy prej talenteve të Ballkanit do të sfidojnë ish-skuadrën e tyre pasi në të kaluarën kanë qenë pjesë e Prishtinës. Stadiumi Fadil Vokrri në orën 17:00 do të jetë i mbushur plot e për plot për faktin se në fushë do të zbresin dy skuadra që synojnë titullin. Më herët në orën 13:00 në Supersport do të transmetohen dy takime të tjera të javës së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës. Dukagjini-Gjilani dhe Feronikeli-Trepça ’89 janë dy sfida të tjera që nuk duhen humbur. Gjilani dhe Feronikeli janë dy skuadrat favorite për të marrë tre pikët edhe pse Dukagjini dhe Trepça ’89 janë bërë skuadra të paparashikueshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...