Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Ndizet” Italia, luhen derbi i kryeqytetit dhe disa ndeshje interesante

Pas spektaklit të ofruar nga Juventus e Napoli në “Allianz Stadium” mbrëmjen e kaluar, kampionati italian vjen sot me disa ndeshje të tjera mjaft interesante, teksa gjithçka do të fillojë në orën 18:00 me derbin e kryeqytetit.

Lazio do të jetë pritësja e njërit prej derbeve më të “zjarrtë” të Europës, me bardhekaltrit që e nisën kampionatin me këmbën e mbarë falë triumfit 0-3 në transfertën ndaj Sampdorias dhe sot janë gati të “pushtojnë” edhe kryeqytetin.

Nga ana tjetër Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 në shtëpi përballë Genoas, duke treguar se ka ende probleme të shumta në mbrojtje, të cilat nuk po i zgjidh as trajneri i ri Paulo Fonseca.

Në orën 20:45 do të luhen plot 6 takime të tjera, ku Interi i Antonio Contes, pas startit perfekt ndaj Lecces në shtëpi, do të udhëtojë në Sardenja, për t’u përballur me Cagliarin, që edhe ndeshjen e parë e luajti në shtëpi, por e humbi minimalisht përballë Brescias.

Mjaft interesante do të jetë edhe përballja mes Atalantës dhe Torinos, dy skuadra që kanë si synim zonën europiane këtë sezon dhe që vitet e fundit kanë ofruar ndeshje vërtetë të mira mes njëra-tjetrës.

Edhe në Gjenova luhet një tjetër takim interesant, ku Genoa vendase do të presë Fiorentinën e Vincenzo Montellës. Të dy skuadrat shënuan nga 3 gola në ndeshjen e parë, por ndryshimi i vetëm është se Fiorentina pësoi 4, një më shumë se Genoa, ndërsa për vetë lojën e dy ekipeve, edhe takimi i sotëm premton spektakël e gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...