La Liga

“Ndizet” Madridi/ Pas Zidane, hidhet ideja e rikthimit të Ronaldos

Pas 3 triumfesh radhazi në Ligën e Kampionëve, Reali i Madridit u përball verën e kaluar me largimin e dy prej heronjve të triumfeve, trajnerit Zinedine Zidane dhe yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Megjithatë mjaftuan disa muaj që Florentino Perez të kuptonte se kishte humbur pjesën më të rëndësishme të skuadrës, pasi si rrallë herë më parë, Reali i Madridit doli nga lufta për trofe, që në muajin mars, duke u eliminuar nga Champions League dhe Kupa e Mbretit, si dhe duke mbetur shumë mbrapa Barcelonës në renditje.

Hapi i parë për të rikthyer Realin e madh, erdhi mbrëmjen e sotme, kur Perez bindi Zidane të rikthehet në stolin madrilen, ndërsa kaq ka mjaftuar që mediat në Itali dhe Spanjë të fillojnë aludimet për një tjetër rikthim të bujshëm, atë të Cristiano Ronaldos.

Portugezi po bën një sezon mjaft të mirë në kampionatin italian me Juventusin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Europën, ku nuk po lë aspak gjurmë dhe nesër në mbrëmje mund të shohë skuadrën e tij të eliminohet përballë Atleticos.

Për më tepër, vetë Ronaldo nuk e ka fshehur asnjëherë afeksionin e tij për Zinedine Zidane, njeriun që e ndihmoi të fitojë 3 herë Championsin dhe po kaq herë Topin e Artë, ndërsa rikthimi i francezit, mund të bëjë edhe CR7 të mendojë të njëjtin hap.

Vetë Zidane u pyet në lidhje me një rikthim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në Madrid, gjë që francezi nuk e pohoi, por as nuk e mohoi, duke zgjedhur t’i shmanget përgjigjes me diplomaci.

“A do të rikthehet edhe Ronaldo? Nuk është momenti që të flasim për gjëra të tilla tani”, tha Zidane, duke lënë të hapur një transferim të mundshëm, për të cilin puna mund të fillojë duke filluar nga e mërkura në mëngjes.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency